Ҫmimet, olimpiada e vlerave

Ndërgjegjësimi i nxënësve dhe shoqërisë për vlerat morale, nxjerrja në pah e vlerave themelore të vlefshme për shoqërinë dhe individin, mbështetja e zhvillimit social dhe emocional të nxënësve, vënia në dijeni se përvetësimi i vlerave universal, kombëtare dhe shpirtërore u mundëson atyre një personalitet paqësor, të lumtur dhe të suksesshem, këto ishin disa nga pikat kryesore që kishte si qëllim konkursi i organizuar.

Në këtë konkurs morrën pjesë shkolla të ndryshme nëntëvjecare shtetërore me nxënës nga klasat e VIII dhe IX. Gjithësej u sollën 70 punime nga tema të ndryshme. Kategoritë në të cilat nxënësit kishin punuar ishin :

  1. Vizatim : pikturë ose karikaturë
  2. Poezi
  3. Ese
  4. Tregime
  5. Projekte
  6. Filma ( me metrazh të shkurtër )

Fituesit u shpallën më datë 11.06.2014 në ambjentet e Medresesë së Tiranës. Nxënësit e kësaj shkolle kishin organizuar një miniprogram për të pranishmit. Të ftuar nga DAR u dhanë fituesve  cmimet, nga një certifikatë mirënjohjeje dhe tablet.

Fituesit e konkursit Olimpiada e Vlerave, për secilën kategori janë :

  1. Vizatim , Nikolla Baci, shkolla 9-vjecare “17 shkurti” Qesarakë.
  2. Poezi, Eva Shkëmbi, shkolla 9-vjecare “17 shkurti” Qesarakë.
  3. Ese, Sindi Durishti, shkolla Bërxull.
  4. Tregim, Eva Koni, shkolla Bërxull.
  5. Projekt, Irida Hyka, shkolla 9-vjecare “17 shkurti” Qesarakë.

Film, Albert Nabolli, shkolla 9-vjecare “17 shkurti” Qesarakë.

Cmimet, olimpiada e vlerave (1) Cmimet, olimpiada e vlerave (2) Cmimet, olimpiada e vlerave (3) Cmimet, olimpiada e vlerave (4) Cmimet, olimpiada e vlerave (5) Cmimet, olimpiada e vlerave (8) Cmimet, olimpiada e vlerave (9) Cmimet, olimpiada e vlerave (11) Cmimet, olimpiada e vlerave (12) Cmimet, olimpiada e vlerave (14) Cmimet, olimpiada e vlerave (15) Cmimet, olimpiada e vlerave (17) Cmimet, olimpiada e vlerave (18)