15.10.2012 – Drekë me të verbërit

Shkolla jonë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Verbërve, shtroi një drekë për të gjithë anëtarët e Shoqatës të të Verbërve në Korçë. Në fjalën e tij drejtori i shkollës , Z. Ömer Çalış, theksoi se Allahu disa njerëz i sprovon nëpërmjet provave të ndryshme si dhe shtoi se pas këtij momenti dhe tutje do të bëjmë ç’të mundemi për t’u ardhur në ndihmë të verbërve.