28-29 nëntori në Medresenë e Tiranës

Medreseja e Tiranës në vazhdim të traditës së saj organizoi një program artistik kushtuar 28-29 nëntorit, festës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë. Poezitë, këngët kushtuar atdheut, fjalime dhe interpretime të ndryshme ishin pjesë e programit të pasur artistik. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi u shpreh se këto festa simbolizojnë dëshirën për liri, për dinjitet dhe identitet të qartë që të bën krenar. “Dua t’u uroj të gjithëve festat, pasi këto janë festa që bashkojnë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Ato simbolizojnë dëshirën për liri, për dinjitet dhe identitet të qartë që të bën krenar. Dhe këto sikurse janë të rëndësishme në jetën e individit, po ashtu jetike janë edhe për jetën e popujve. Por në fund çdo gjë varet nga dija, nga të diturit. Duke mësuar më shumë dhe duke ditur më tepër ne e kuptojmë më mirë domethënien e lirisë, identitetit, vlerave të tjera, dhe kwshtu ne e shijojmë më shumë jetën dhe e bëjmë më të bukur atë”, u shpreh z. Zaimi Të pranishëm në aktivitet ishin edhe prindërit e nxënësve, të cilët u ndjenë krenar me performancën e fëmijëve të tyre. Nxënësit përcollën mesazhe të vyera për dashurinë ndaj atdheut, treguan kontributin e të parëve tanë në formësimin e shtetit Shqiptar dhe sollën në vëmendje detyrat kryesore të rinisë së sotme. Këngët e kënduara dhe vjershat e recituara nga nxënësit e medresesë ishin shprehja më e mirë e atdhedashurisë dhe e ndjenjës patriotike.