28-29 nëntori në Medresenë e Tiranës

Medreseja e Tiranës në vazhdim të traditës së saj organizoi një program artistik kushtuar 28-29 nëntorit, festës së Pavarësisë dhe çlirimit të Shqipërisë. Poezitë, këngët kushtuar atdheut, fjalime dhe interpretime të ndryshme ishin pjesë e programit të pasur artistik. Nxënësit e Medresesë me performancat e tyre në poezi dhe këngë ku mund të përmendim poezinë “Atdheu” të poetit kombëtar, Naim Frashëri apo këngë të tjera si “Xhamadani vija vija” sollën një atmosferë mjaft të mirë për të pranishmit. Nxënësit përcollën mesazhe të vyera për dashurinë ndaj atdheut, treguan kontributin e të parëve tanë në formësimin e shtetit Shqiptar dhe sollën në vëmendje detyrat kryesore të rinisë së sotme. Këngët e kënduara dhe vjershat e recituara nga nxënësit e medresesë ishin shprehja më e mirë e atdhedashurisë dhe e ndjenjës patriotike.

28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-1 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-2 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-3 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-4 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-5 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-6 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-7 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-8 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-9 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-10 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-11 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-12 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-13 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-14 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-15 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-16 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-17 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-18 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-19 28-29-nentori-ne-medresene-e-tiranes-20

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *