7-8 Marsi në Medresenë e Beratit

Nxënësit e Medresesë “Vehxhi Buharaja” Berat organizuan një program festiv me rastin e 7-8 Marsit, Festës së Mësuesit dhe Nënës. I pranishëm në këtë program ishte dhe përfaqësuesi i DAR Berat, z. Isuf Bazaj i cili uroi mësuesit, nënat dhe stafin e Medresesë së Beratit. Ai shprehu mirënjohjen e tij për punën dhe përkushtimin e stafit në procesin edukativ. Nxënësit kishin përgatitur poezi, këngë dhe video-montazhe për këto dy festa. Me rastin e 7-8 Marsit Drejtoria e Shkollës “Vehxhi Buharaja” organizoi një darkë për të gjithë stafin pedagogjik dhe personelin e shkollës.

Medreseja “Vehxhi Buharaja” uron të gjithë mësuesit/et dhe nënat Gëzuar 7-8 Marsin!

7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (1) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (2) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (3) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (4) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (5) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (6) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (7) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (8) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (9) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (10) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (11) 7-8 Marsi ne Medresene e Beratit  (12)