7 Marsi në Medresenë e Tiranës

Më datë 7 mars 2014, nxënësit e Medresesë së Tiranës organizuan nje program me rastin e festës së mësuesit. Në këtë program ishin të ftuar të gjithë mësuesit e kësaj shkolle si dhe nxënës.

Në të gjithë programin artistiko-festiv ndjehej dashuria dhe respekti I nxënësve karshi mësuese të tyre. Drama, këngët dhe recitimet ishin pjesë e këtij programi ku nxënësit e kësaj shkolle me performimet e tyre emocionun së tepërmi të pranishmit.

Në program ishin të ftuar dhe të pranishiëm edhe disa nga mësuesit më të vjetër të kësaj shkolle, mësues të cilët kanë kontribuar ndër vite në këtë shkollë. Drejtori i kësaj shkolle Z.Omer Calis në mbyllje të fjalës së tij përshëndetëse u dhuroi këtyre mësuesve nga një buqetë me lule në shenjë respekti për kontributin e tyre në këtë shkollë.

Në fund të programit të gjithë mësuesve të kësaj shkolle iu dha nga një dhuratë simbolike. Gjithashtu pas programit të gjithë mësuesit drekuan së bashku në ambjentet e shkollës.

7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (2) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (3) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (4) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (5) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (6) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (7) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (8) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (9) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (10) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (11) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (12) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (13) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (14) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (15) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (16) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (17) 7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (18)

7 Marsi_ne Medresene_e Tiranes  (1)