Aktivitet i zhvilluar
me rastin e 70 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut
nga Medrese “Liria”

Sot më datë 25.11.2014 në ambientet e Medrese “Liria” u zhvillua një aktivitet me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Elbasanit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Drejtoria Arsimore, përfaqësues te Shoqatës së Veteranëve, Qarku, Kryeprokurori i Elbasanit dhe Drejtoret e shkollave te qytetit, prindër, mësues dhe nxënës.

Në këtë aktivitet u përkujtua lufta Nacional Çlirimtare, ku patriotë e liridashës luftuan me heroizëm kundër okupatorit të huaj duke mos kursyer dhe jetën për lirinë e vendit. U recituan poezi të ndryshme në përkujtim të të rënëve, heronjve si: ”Varri i Pionierit”, ”Poeti i maleve”, “Plaku dhe I Riu”, “Kënga e Milaherit” si dhe u kënduan këngë partizane me motive të luftës si :”O i vogël partizan”, “Hymni i Ushtrisë”, ”Hymni i brigadës së parë sulmuese”, “Dalëngadalë po vjen behari” etj, si dhe u dhanë video me karakter historik. Në mbyllje u theksua rruga nëpër të cilën ecën historia e lirisë si dhe ideali i të gjithë dëshmorëve të kombit, ndaj epopeja e LANC është momenti historik tek   i cili duhet të kthejmë herë pas here vështrimin për të reflektuar dhe për të vazhduar idealet e së nesërmes.

70-Vjetore i Clirim (1) 70-Vjetore i Clirim (3) 70-Vjetore i Clirim (5) 70-Vjetore i Clirim (6) 70-Vjetore i Clirim (8) 70-Vjetore i Clirim (9) 70-Vjetore i Clirim (10) 70-Vjetore i Clirim (11) 70-Vjetore i Clirim (13) 70-Vjetore i Clirim (14)