Aktivitet me rastin e 7 Marsit në bashkëpunim me drejtorinë arsimore
Më datë 06.03.2014 në ambjentet e Medresesë së Tiranës u organizua një aktivitet në bashkëpunim me drejtoritë arsimore të Tiranës dhe të Qarkut. Në aktivitet ishin të ftuar pjesëtarë të drejtorive arsimore dhe drejtues të shkollave 9-vjecare dhe të mesme.
Aktiviteti filloi me një program artistik të përgatitur nga nxënësit e medresesesë. Brendësia e programit ishte e larmishme dhe e mbushur me momente prekëse. Këngët, poezitë dhe pjesët teatrale lanë mbresa të vecanta tek të pranishmit.
Pas programit patën mundësinë të shkëmbejnë urimet gjatë një drake të shtruar në ambjentet e medresesë. Në mbarim të drekës u dhanë dhurata simbolike dhe lule.