Aktivitet ne Prag te 100 Vjetorit te Pavaresise

Në këtë program 100 vjetori e gjithë Shqipëria feston,është ditëlindja jubilare e kombit tonë,atdheut tonë që me mund e sakrifica mundi t’i mbijetojë padrejtësive dhe luftrave të ç’drejta.Shkolla e mesme medrese “Liria” më datë 22.11.2012,në ambjentet e shkollës së saj zhvilloi një aktivitet me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë këtij manifestimi simbolik më të çmuar në historinë e kombit tonë,ku data 28 Nëntor shënon dhe datën kur Shqipëria u bë e pavarur dhe më vete.28 Nëntori është më shumë se nje kumtim i madh kombëtar ,ështe vlera e veçantë e kombit,shtetit shqiptar ,për të thënë më saktë është e arritura më e madhe e të gjitha gjeneratave të shqiptarëve deri më sot,kryefesta kombëtare e shqiptarëve e cila përkujtohet kudo ku janë shqiptarët si në trojet etnike ,ashtu dhe në bashkësitë e diasporës.

Programi u hap me këndimin e himnit kombëtar dhe me leximin e një pjese nga Kurani, interpretuar nga nxënësi Jusuf Belshaku. Drejtuesi i programit Gëzim Balliu i dha fjalën e përshëndetjes drejtorit të shkollës Z. Jakup Shahin i cili uroi të gjithë nxënësit ,të gjithë shqiptarët për këtë festë të rëndësishme të kombit të tyre,si një mundësi e mirë për të reflektuar dhe punuar më shumë për atdheun e tyre .Më pas fjalën e mori drejtori i palës shqiptare Z.Bajram Omeri i cili është njëkohësisht dhe mësuesi i lëndës së historisë ,për të dhënë një panoramë më të plotë të kushteve historike sakrificave ,sfidave të popullit shqiptar, figurat e shquara që bënë të mundur shpalljen e shtetit shqiptar të lirë dhe sovran. Më pas nxënësi Aldo Jaçaj recitoi poezinë me titull “Në ditën e flamurit “ ndërsa nxënësi Skerdi Xibraku recitoi një poezi të shkruar nga Ali Asllani kushtuar Ismail Qemalit.

Pjesë e programit ishte dhe vidioja “Jam krenar qe jam shqiptar”,ku pasqyrohet krenaria, shqiponja fluturin e lirë në malet e Shqipes,ku historia jonë pasqyron vlerat dhe pasuritë tona kombëtare .Kori i shkollës këndoi një ilahi për të përshëndetur këtë aktivitet ,pasi ndjenja fetare ashtu dhe ajo atdhetare krijojnë një individ me moral të lartë të denjë për kombin e vet. Siç e dimë atdheu është i shtrenjtë për këdo dhe kushdo në momente të vështira të kombit ,kushdo do të jepte dhe jetën për të mbrojtur këtë tokë të të parëve.Këtë mesazh të bukur dhe kuptimplotë transmetoi poeyia thellësisht atdhetare “Poemi kosovar” krijuar nga Mitrush Kuteli dhe recituar në mënyrë dinjitoze nganxënësit Xhon Fetahu ,Fabio Mehmeti dhe Aleandro Kaciqi ,saqë salla duartrokiti për një kohë të gjatë. Është bukur kur sheh atdheun tënd të ndryshuar kohë pas kohe,vit pas viti,sepse çdo popull ka historinë e tij ,dhembjen e tij ,krenarinë e tij.Këtë emocion të fuqishëm transmetoi dhe kënga e Alma Bektashit “Shqipëri o vendi im”.

Më pas nxënësit Adriano Harja dhe Lidjan Broshka recituan poezitë “Sa të dua o Shqipëri” dhe “Mëmëdheu.                                                                                                                                                      Ndjenjat e tij të zjarrta për atdheun nxënësi Baftjar Baha i hodhi në letër në trajtën e një eseje , ku shprehu dashurinë e tij për vendin ,dhembjen e tij,sakrificat e shqiptarëve dhe optimizmin për të çuar lart e më lart amanetin e të parëve.

Më pas nxënësit Artan Rreshka dhe Haxhi Raga recituan poezitë “I dashur Atdhe” dhe “O moj Shqypni”. Për ta ndezur armosferën ,nxënësit kenduan të gjithë së bashku këngën “Xhamadani vija-vija” ku ndjenja atdhetare u shpall më fort se kurrë,të gjithë me duart lart brohoritnin

“Shqipëri,Shqipëri”,ngazëllim,lumturi,atdhetarizëm shihje ne sytë e këtyre nxënësve që janë dhe e ardhmja e këtij kombi.

Por gëzimin ia shtoi torta e madhe që kishte përgatitur drejtori  i shkollës me Shqiponjën në mes me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, ku shefi i shkollës dhe nxënësit përfituan momente të tilla të paharrueshme nëpërmjet aparatit fotografik.

Falenderojmë drejtorin e shkollës Z. Jakup Sahin për surprizën e bërë dhe ambjentin e ngrohtë që na krijoi, për të zhvilluar ashtu siç duhet këtë program, grupin e mësuesve të cilët të papërtuar dhanë gjithçka nga koha e tyre që ky program të zhvillohej ashtu siç i kishte hije: Enes ISIK për efektet, Klodian Balla për pjesën historike, Ledi Ullorja për pjesën letrare, Oktay Kajnaca, Bilal Bodlli etj, nën drejtimin e programit Gëzim Balliu i cili me besimin në vetvete dhe rrjedhshmërinë në të folur bëri një prezantim të merituar, të gjithë nxënësit që me përkushtim, devotshmëri dhe dashuri për kombin e tyre, transmentuan në mënyrë më origjinale ndjenjat dhe krenarinë e tyre shpirtërore.

Le të shërbejë kjo festë, ky 100 vjetor si një ogur i mire, për të reflektuar dhe për të bërë më të mirën për kombin tonë, të bëhemi më të moralshëm, më humane e më largpamës.

Thuhet se shteti është krijim i njeriut dhe se njeriu është krijesë e Zotit, prandaj le të sillemi si krijesa të Zotit, të bashkohemi si një trup i vetëm dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e qytetëruar siç i ka hije atdheut tonë të të lirë.

Lavdi dëshmorëve të flamurit kombëtar, urime 28 Nëntorit, ditën e flamurit kombëtar dhe 100 vite të tjera Shqipëria jonë e Përjetshme.

 Shqiponjën në mes me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, ku shefi i shkollës dhe nxënësit përfituan momente të tilla të paharrueshme nëpërmjet aparatit fotografik.