Aktivitet në Xhaminë e Re
Nxënësit e Medresesë së Korçës organizuan sot para faljes së Xhumasë një aktivitet kushtuar profetit Muhamed. Në aktivitet u recitua Kuran, u kënduan disa ilahi dhe gjithashtu u treguan disa momente nga jeta e profetit Muhamed. Nxënësit përcollën shembuj nga Profeti, jeta e të cilit është shembulli më i mirë për besimtarët.