Aktivitet Për 70 Vjetorin e Çlirimit

Më datë 19.11.2014 shkolla “Ahmet Dakli” në bashkëpunim me Medrese “Liria” në ambientet e kësaj të fundit zhvilluan një aktivitet me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin veteran, nxënës shkolle, mësues e të tjerë.

Veteranët nëpërmjet kujtimeve të familjarëve sollën atmosferën e luftës,përjetimet dhe castet e pashlyeshme në kujtesën e tyre. Nxënësit e shkollës sonë përshëndetën të ftuarit me këngë nga lufta, si dhe u transmetua një video me imazhe dhe momente luftarake. Në fjalimin përshëndetës drejtori i shkollës Yakup Sahin falenderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre. Është një kënaqësi e veçantë që ju vendosët të ndani me ne kujtime dhe përvoja jetësore nga lufta tha ndër të tjera ai, si dhe i cilësoi veteranët si kurora me diamante e një kombi,vlera merita dhe shembulli më i lartë i vetëmohimit.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *