Aktivitet Për 70 Vjetorin e Çlirimit

Më datë 19.11.2014 shkolla “Ahmet Dakli” në bashkëpunim me Medrese “Liria” në ambientet e kësaj të fundit zhvilluan një aktivitet me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin veteran ,nxënës shkolle,mësues e të tjerë,.

Veteranët nëpërmjet kujtimeve të familjarëve sollën atmosferën e luftës,përjetimet dhe castet e pashlyeshme në kujtesën e tyre. Nxënësit e shkollës sonë përshëndetën të ftuarit me këngë nga lufta, si dhe u transmetua një video me imazhe dhe momente luftarake. Në fjalimin përshëndetës drejtori i shkollës Yakup Sahin falenderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre. Është një kënaqësi e veçantë që ju vendosët të ndani me ne kujtime dhe përvoja jetësore nga lufta tha ndër të tjera ai, si dhe i cilësoi veteranët si kurora me diamante e një kombi,vlera merita dhe shembulli më i lartë i vetëmohimit.

DSC_0021 DSC_0025 DSC_0032 DSC_0034 DSC_0037 DSC_0046 DSC_0049 DSC_0052 DSC_0054 DSC_0063 DSC_0076 DSC_0097 DSC_0099 DSC_0104 DSC_0116 DSC_0130