Aktivitet Shoqëroro-Shkencor
Medreseja e Tiranës vazhdoi të vizitohej nga shkolla të tjera të qarkut të Tiranës . Shkolla që u mikpritën në medrese ishin shkolla e Kuqe, Misto Mame, Ali Demi, Gjezmi Deli, 1 Maj, 4 Deshmorët, Siri Kodra, Lazgush Poradeci .
Mësues dhe nxënës të ndryshëm nga këto shkolla vizituan ambientet e medresesë. Gjatë kësaj vizite ata gjithashtu patën mundësinë të ndiqnin një program nga nxënësit e kësaj shkolle. Nxënës të klasave të ndryshme të Medresesë së Tiranës kënduan, recituan si dhe vunë në skenë role të ndryshme. Eksperimentet dhe kuriozitetet e ndryshme nga lëndët shkencore nuk mungonin. Shumica e eksperimenteve u demonstruan përpara të ftuarve. Mësuesit e ardhur u takuan edhe me pjesëtarë të stafit drejtues të medresesë.
Në përfundim të vizitës për nxënësit e ardhur u ofrua dhe një qerasje.