Aktivitet shoqëroro-shkencor

Më datë 16.04.2014 në Medresenë e Tiranës ishin të ftuar nxënësit e klasave të 9-a të shkollës Qesarake. Rreth 100 nxënës të kësaj shkolle së bashku me disa nga mësuesit e tyre vizituan ambientet e medresesë më pas në sallën e konferencave ata ndoqën një program të organizuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Në program nxënësit e medresesë veç këngëve dhe poezive që recituan paraqitën përpara të ftuarve edhe aplikime të ndryshme në jetën reale të shkencave ekzakte si matematika, biologjia, kimia etj. Më pas të ftuarit vizituan laboratorët e shkollës. Të pranishmit mbetën vërtet të kënaqur nga mikëpritja.

Klasa të tjera të 9-a nga shkolla të ndryshme do të ftohen në ditët në vazhdim. Urojmë dhe shpresojmë që të ftuarit të mbeten të kënaqur nga aktiviteti i organizuar.

Aktivitet shoqeroro-shkencor (1) Aktivitet shoqeroro-shkencor (2) Aktivitet shoqeroro-shkencor (3) Aktivitet shoqeroro-shkencor (4) Aktivitet shoqeroro-shkencor (5) Aktivitet shoqeroro-shkencor (6) Aktivitet shoqeroro-shkencor (7) Aktivitet shoqeroro-shkencor (8) Aktivitet shoqeroro-shkencor (9) Aktivitet shoqeroro-shkencor (10) Aktivitet shoqeroro-shkencor (11) Aktivitet shoqeroro-shkencor (12) Aktivitet shoqeroro-shkencor (13) Aktivitet shoqeroro-shkencor (14)