Aktivitete zbavitëse dhe konkurse ndërmjet nxënësve
Ditën e hënë më 26-27 janar,në Medresenë e Korçës ishin të ftuar nxënësit e shkollës ‘’Sotir Gurra’’,të shoqëruar nga disa mësues të kësaj shkolle. Nxënësit vëzhguan ambientet e shkollës ku u njoftuan me procesin mësimor,si dhe laboratorët shkencor të shkollës sonë. Në laboratorin e Kimisë u zhvillua dhe një eksperiment i thjeshtë vëzhgues nga mësuesi i lëndës. Më pas nxënësit morën pjesë në një konkurs me aktivitete dhe lojra nga lënda e fizikës i drejtuar nga nxënësit maturant të Medresesë nën drejtimin e mësuesit të lëndës. Në fund,nxënësit iu nënshtruan një testi për të provuar njohuritë e tyre në lëndët: Matematikë,Anglisht dhe logjikë. Falenderojmë Drejtuesit e shkollës ‘’Sotir Gurra’’për bashkëpunimin si dhe nxënësit për pjesëmarrjen.