Aktivitetet E Ditelindjes Se Profetit (s.a.v)

Ditën e premte më 17 shkurt në shkollën tonë u mbajt një program  I organizuar nga stafi i shkollës tonë ku të ftuar ishin nxënës nga gjimnazi. Ky program që për qëllim kishte rikujtimin e figurës më të nderuar të njerëzimit, Profetit Muhammed (s.a.s) pati dhe një të ftuar nderi: Nenkryetarin e KMSH-së zotin Gazmend AGA.

Programi ishte shumë frytdhënës sepse nëpërmjet ilahive të kënduara, filmave  si dhe këndimit të KUR’AN-it Famëlartë u bë një burim dijesh në lidhje me më të bukurin e trëndafilave Muhammedin (s.a.s). Stafi organizues u falenderua nga gjimnazistët për gjithcka u perçua dhe me deshiren per tu ritakuar perseri program u mbyll duke percjelle mesazhe paqeje dhe dashurie hyjnore.

Diten e enjte me 16 shkurt ne shkollen tone u mbajt  nje program  ne kujtim te meshires per njerezimin,vulen e fundit te hyjnoreve “Profetit Muhammed (s.a.s).Ne kete program u perfituan shume dije te reja nepermjet ilahive te kenduara me mjeshteri nga kori I shkolles,vjersha per profetin (s.a.s)si dhe filma ne lidhje me sahabet.Ishte nje experience shume e bukur qe transmetoi nje emocion thumbues si tek nxenesit ashtu dhe tek te ftuarit.Gjithashtu stafi I klases se 11A u falenderua nga mesuesit dhe prinderit pjesemarres ne program.Nje program I cili transmetoi drite hyjnore nga pishtaret e pashuar te ALLAH-ut (xh.sh).

/Fondacioni Sema