Aktiviteti i 7-8 Marsit
Medreseja e Korçës organizoi një aktivitet festiv me rastin e festave të 7-8 Marsit. Drejtori i shkollës z. Sami Ikiz dhe folësit e tjerë theksuan rëndësinë e respektit ndaj nënës dhe mësuesit pasi janë pikërisht këta edukuesit e brezave të ardhshëm. Këngët, poezitë dhe dramat të interpretuara nga nxënësit tanë ia shtuan bukurinë ketij aktiviteti. Gjithashtu u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së cmimeve për fituesit e konkursit të esesë të organizuar më parë nga Medreseja e Korces.
Medreseja e Korcës iu uron të gjithë mësuesve dhe nënave Gëzuar Festat e 7-8 Marsit, suksese ne detyrën tuaj të shenjtë!