Aktiviteti i klubit “Dhe ti mund të bësh diçka” në Medresenë e Elbasanit

Ndihmo që bota dhe brendësia jotë të mbushen plot shpresë. Nxitja e ndjenjës komunitare dhe të shërbimit ndaj shtresave në nevojë është një ndër investimet më të vyera që mund të bëhet mbi brezin e ri nga njëra anë, por edhe mund t’i vihet në ndihmë shumë nevojtarëve nga ana tjetër. Nisur nga kjo ide, si edhe bindja se ndryshimi fillon nga vetja në radhë të parë, nxënësit e klubit “Dhe ti mund të bësh diçka” në Medresenë e Elbasanit kanë filluar sëfundmi një nismë për t’i ardhur çdo javë në ndihmë një familjeje në nevojë. Gjatë kësaj fundjave ata vizituan një familje të moshuarish në lagjen “5 Maji” ku ndanë disa moment të ngrohta me ta duke i ndihmuar edhe me disa dhurata modeste. Motoja e nxënësve është: Ndihmo që bota dhe brendësia jotë të mbushen plot shpresë.

Aktiviteti i klubit “Dhe ti mund te besh dicka” ne Medresene e Elbasanit (1) Aktiviteti i klubit “Dhe ti mund te besh dicka” ne Medresene e Elbasanit (2) Aktiviteti i klubit “Dhe ti mund te besh dicka” ne Medresene e Elbasanit (3)