Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Medresenë e Tiranës
Ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Nicholas Cannon dhe zv. ambasadori Stephen Hickling vizituan Medresenë e Tiranës. Ata u pritën nga drejtori i shkollës z. Omer Calis dhe diskutuan gjatë rreth sistemit arsimor në shkollën tonë. Z.Omer u dha informacion në lidhje me misionin, traditën dhe sistemin e medreseve në Shqipëri. Në veçanti, u diskutua në lidhje me traditën e Medresesë së Tiranës, traditë e cila ka filluar që në vitin 1924 dhe vazhdon edhe në ditët e sotme. U theksua rëndësia e kultivimit të një gjenerate me mendje të orientuar drejt shkencës dhe zemër drejt dijeve fetare.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe problemeve aktuale: radikalizmit dhe ekstremizmit. Në thelb të këtyre problemeve qëndron injoranca, ndaj zgjidhja e vetme është shpjegimi i saktë i fesë islame.
Z.Nicholas shprehu kënaqësinë e thellë për këtë vizitë dhe tregoi gatishmëri për bashkëpunime të mëtejshme.