ASEF (Albanian Science & Engineering Fair 2015)

Panairi Shqipëtar i Shkencës dhe Inxhinierisë ASEF, është një nga konkurset i cili zhvillohet mes klasave 9 – 12 që prej vitit 2008. ASEF është një panair, degë e Intel ISEF, një nga konkurset shkencore më të mëdhenj në të gjithë botën, sponsorizuar nga Intel.
Këtë vit, me mbështetjen e sponsorëve tanë, ne kemi vendosur të organizojmë një konkurs projektesh në shkencë dhe kompjuter. Dy projektet më të mira që do të zgjidhen në Konkursin ASEF, do të marrin pjesë në I-Sweep që do të organizohet në Teksas në vitin 2015.
Konkursi përbëhet nga dy kategori:
1. Shkencë, ekologji dhe mjedis
2. Kompjuter (Kjo kategori ka katër pjesë : programim, dizenjim webi , film i shkurtër dhe dizenjim poster).
Olimpiada këtë vit u organizua ditën e Shtunë në datë 21 Shkurt. Në kategorinë e shkencës dhe kompjuterëve, nga mbi 300 projekte që aplikuan për pjesëmarrje, u përzgjodhën 190 projekte finaliste. Këta finaliste, mjeshtra të kompjuterëve dhe shkencëtarë të së ardhmes, në 12 Shkurt dolën para jurisë së përbërë nga përfaqësues të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit “Epoka”, për t’u treguar projektet e tyre.
Në kategorinë e Shkencës, 2 projektet më të mira fituese, fituanë të drejtën të përfaqësojnë Shqipërinë në Olimpiadën I-Sweep (International Sustainable World Energy Engineering Environment Project Olimpiads ) e cila këtë vit do të organizohet në qytetin Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin Maj.
Në këtë aktivitet Medreseja e Korçës u përfaqua nga nxënësi Ledi NAKO,i cili nën udhëheqjen e mësuesit të Informatikës Z.Enes ISIK mori medalje të artë kategoria Dizenjimit.

ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (1) ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (2) ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (3) ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (4) ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (5) ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (6) ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (7) ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (8) ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (9) ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) (10)