Bashkëbisedim me përfaqësuesen e DAR Berat znj. Emanuela Garuli

Ditën e enjte, përfaqësuesja e DAR Berat znj. Emanuela Garuli ishte në Medresenë e Beratit për një bashkëbisedim me nxënësit tanë. Në pjesën e parë të bashkëbisedimit morrën pjesë nxënësit e klasave të 12-ta, të cilët u informuan në lidhje me pikët, ndikimin e mesatares, provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, preferencat dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me Maturën Shtetërore. Më pas ishin nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta ata që vazhduan bashkëbisedimin. Kjo pjesë ishte më tepër e përqendruar në rregulloren e shkollës dhe disa pika të Dispozitave Normative. Gjatë bashkëbisedimit znj. Emanuela Garuli përmendi konsideratën e saj dhe të DAR Berat për Medresenë, stafin mësimor dhe nxënësit e saj dhe shprehu dëshirën për të patur edhe bashkëbisedime të tjera në të ardhmen.

Bashkebisedim me perfaqesuesen e DAR Berat znj. Emanuela Garuli (1) Bashkebisedim me perfaqesuesen e DAR Berat znj. Emanuela Garuli (2)