U bene Krenaria e SHQIPËRISË

I SWEEEP  USA (TEKSAS)

NË OLIMPIADËN NDËRKOMBËTARE TË FIZIKËS

KU MORËN PJESË KONKURUES NGA 68 VENDE TË BOTËS

ARRITËN TË MERRNIN MEDALJE BRONXI DHE TË ÇERTIFIKATË.

Në datat 01-07 maj 2012 u zhvillua në SH.B.A konventa Gorge R.Brown,ku u paraqitën rreth 500 projekte të teknologjisë së lartë nga 68 vende të botës dhe 44 shtete të Amerikës.Afërsisht 1100 shkencëtarë të moshave të reja bashkë  me supervizorët e tyre u mblodhën në Houston për të marrë pjesë në këtë eveniment.

Studentët finalistë u përzgjodhën si fitues të projektit I- Sweeep duke u nderuar me  medalje në rang lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.Nxënësit e Medresesë së Tiranës Robert Vinjolli dhe Aurel Jolla konkuruan në fushën e inxhinierisë,ku zunë vendin e tretë dhe fituan medalje bronxi.Ndërsa  nxënësit Andi Alla dhe Dorian Beu konkuruan në fushën e mjedisit,ku morën çertifikatë.