Binjakëzimi i Medresesë “Liria” me shkollën “Ibrahim Bozhiqi”

Më datë 22.12.2014, shkolla e mesme medrese “Liria” Elbasan, e binjakëzuar me shkollën e mesme të bashkuar “Ibrahim Bozhiqi” Qafë / Shmil, dorëzoi dhuratat me këtë rast , në shumën në të holla 60000 ( gjashtëdhjetë) mijë lekë të reja.

Kjo shumë u dorëzua në një ceremoni modeste të organizuar në shkollën Medreseja “Liria” Elbasan, në prani të nxënësve,mësuesve , e prindërve të të dy shkollave.

Në emër të të dy shkollave përshëndetën drejtuesit e tyre përkatësisht Z.Yakup Şahin dhe Z.Alfred Çekja, të cilët vunë theksin në vazhdimësinë e kësaj nisme për forcimin e mëtejshëm të miqësisë së nisur mes tyre.

Ibrahim Bozhiqi (1) Ibrahim Bozhiqi (2) Ibrahim Bozhiqi (3) Ibrahim Bozhiqi (4)  Ibrahim Bozhiqi (6) Ibrahim Bozhiqi (7) Ibrahim Bozhiqi (8) Ibrahim Bozhiqi (9)