Binjakëzimi me shkollën 9-vjeçare të fshatit Bilçë

Në kuadër të binjakëzimit të shkollave të qarkut Berat të organizuar nga DAR Berat, Medreseja “Vexhi Buharaja” bashkë me shkollën binjake të fshatit Bilçë, organizuan vizita të ndërsjellta në javën e fundit mësimore për vitin 2014.
Ditën e hënë, ishin nxënësit e klasës së 9-të të shkollës së fshatit Bilçë bashkë me mësuesit e tyre ata që vizituan Medresenë. Drekës në mencën e shkollës nxënësit u njohën me shkollën nëpërmjet një fjalimi të shkurtër të drejtorit z. Habib Kahraman dhe me ambientet e saj. Nxënësit e vizitorë, i dorëzuan drejtorit të Medresesë një dhuratë simbolike në emër të shkollës së tyre. Ditën tjetër disa nxënës të Medresesë bashkë me mësuesit e tyre i kthyen vizitën shkollës binjake. Pas prezantimit me stafin mësimor të shkollës dhe dhënies së dhuratave në emër të stafit të Medresesë, vizitorët u takuan edhe me nxënësit e shkollës pritëse. Tre nxënësve të dalluar iu dhanë dhurata me rastin e festave të fundvitit. Gjithashtu u shpërndanë pako me ushqime për disa nxënës me familje në nevojë. Në fund të vizitave, të dyja palët u shprehën se këto vizita ishin vetëm fillimi i një bashkëpunimi akoma më të gjerë dhe me kohështrirje të gjatë.

Binjakezimi me shkollen 9-vjecare te fshatit Bilce  (3) Binjakezimi me shkollen 9-vjecare te fshatit Bilce  (4) Binjakezimi me shkollen 9-vjecare te fshatit Bilce  (5) Binjakezimi me shkollen 9-vjecare te fshatit Bilce  (6) Binjakezimi me shkollen 9-vjecare te fshatit Bilce  (7) Binjakezimi me shkollen 9-vjecare te fshatit Bilce  (9)