Bisedë letrare me shkrimtarin, Balil GJINI

Në kuadër të muajit të letërsisë, i pranishëm sot në mjediset e shkollës sonë ishte poeti, publicisti e përkthyesi, z. Balil Gjini, i cili zhvilloi një takim të ngrohtë e miqësor me nxënësit e “Klubit të letërsisë”. Nxënësit e pyetën shkrimtarin jo vetëm për krijimet e autorëve të huaj, po edhe të autorëve të letërsisë sonë, ku nuk munguan pyetjet rreth krijimtarisë së tij, sidomos ato që lidheshin me dy nga veprat e tij kryesore, “Melusina” dhe “E katerta…”, për mënyrën e veçantë të kompozimit e të rrëfimit të tyre, për individualitetin e tij artistik, për motivet e temat e trajtuara, si dhe për çështje të dialekteve dhe të standardit të gjuhës shqipe. Vlen të theksohet interesi, kureshtja e vëmendja me të cilën nxënësit ndoqën shpjegimet, komentet dhe interpretimet e mysafirit tonë të veçantë.

bisede-letrare-me-shkrimtarin-balil-gjini-1 bisede-letrare-me-shkrimtarin-balil-gjini-2 bisede-letrare-me-shkrimtarin-balil-gjini-3 bisede-letrare-me-shkrimtarin-balil-gjini-4 bisede-letrare-me-shkrimtarin-balil-gjini-5 bisede-letrare-me-shkrimtarin-balil-gjini-6 bisede-letrare-me-shkrimtarin-balil-gjini-7 bisede-letrare-me-shkrimtarin-balil-gjini-8

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *