Ceremoni Falenderimi

Është zhvilluar sot në shkollën Hafiz Ali Korça një ceremoni falenderimi për mësuesin Salih Ergun dhe nxënësit Enris Çaça dhe Emirjan Ozuni, fitues të medaljes së argjendit në INEPO si dhe të shpërndarjes së çertifikatave për nxënësit Astrit Tola, Nikolin Majmari dhe Gojart Nezha fitues të çertifikatave të nderit në olimpiadën ”Europian Mathematic Cup”.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin,drejtoresha e arsimit Znj. Margarita Koroveshi, N/Kryetari I bashkisë së Kavajës Z.Parid Xhihani, Drejtues të shkollave të qytetit të Kavajës,prindër, mësues e nxënës.

Në fjalën e mbajtur drejtoresha e arsimit shprehu kënaqësinë që këta djem dhe kjo shkollë ka arritur në këto olimpiada duke ngritur lartë vlerat e arsimit jo vetëm të shkollës sonë por edhe të qytetit të kavajës e gjithë Shqipërisë.

Në fund të ceremonisë nxënësve iu dhanë edhe njëherë në mënyrë simbolike çertifikatat e fituara.

SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC