CEREMONIA E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

Në datën 16 Shtator filloi viti i ri shkollor për nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm në mbarë Shqipërinë. Në Medresenë e Tiranës, me rastin e fillimit te vitit shkollor u mbajt ceremonia a hapjes në mengjesin e ditës së parë. Ceremonia filloi me himnin kombëtar dhe leximin e Kur’anit Famelartë. Më pas mbajtën fjalën përkatëse dy drejtorat, Z. Ömer Çalış dhe Z. Hiqmet Patozi. Në fjalët e tyre ata theksuan nevojën e përkushtimit të të gjithë nxënësve për të patur një vit sa më të mbarë mësimor. Gjithashtu u dhanë këshilla dhe synime për tu arritur përgjatë ghithë vitit. Në mbarim të ceremonisë nxënësit kaluan në klasa duke startuar kështu një maratonë të lodhshme por gjithmonë frytdhënëse.

 

DSC_0008 DSC_0012 DSC_0017 DSC_0020