Ceremonia E Matures 2012-2013

Më 24.05.2013 në medresenë Liria Cërrik- Elbasan u bë ceremonia e maturimit të nxënësve maturantë.

Ceremonia nisi me një mëngjes të pregatitur enkas për maturantët ku mëngjesuan bashkë me mesuesit e shkollës.

Në përfundim të mëngjesit,për maturantët ishte pregatit nje fotoklip që përmblidhte 3 vitet e kaluara në këtë shkollë. Nxënësit po ashtu dhe mësuesit u emocionuan kur panë aktivitetet dhe programet e bëra.

Ceremonia përfundoi me fjalimet e mësuesve dhe të nxënësve dhe më pas u bë “ndarja” simbolike e maturantëve me mësuesit dhe nxënësve të tjerë, tashmë traditë që ka vazhduar gjithmonë në shkollën tonë, ku nxënësit u ndanë me sy të përlotur.