Ceremonia e ndarjes me maturantët

Në Medresenë e Tiranës u zhvillua ceremonia përshëndetëse me maturantët, traditë kjo e shkollës sonë. Nxënësit maturantë kishin përgatitur një program të thjeshtë, por të mbushur me emocion i cili preku të pranishmit.

Programi zgjati gati 1 orë dhe në brendi të tij kishte pjesë të ndryshme artistike të interpretuara nga vetë nxënësit. Në fund të programit nxënësit u uruan nga drejtori i shkollëz Z.Ömer Çalis ku ndër të tjera tha : ”Sot nga shkolla jonë po përcjellim nxënës vërtet model”.

Ditën e fundit të shkollës maturantët takuan të gjithë nxënësit e shkollës, momente gjatë së cilave shumë prej tyre u përlotën. Gjatë këtij takimi u këndua himni i shkollës e u lexuan ese lamtumire.

Ndarja me maturantet (djem) (1) Ndarja me maturantet (djem) (2) Ndarja me maturantet (djem) (3) Ndarja me maturantet (djem) (4) Ndarja me maturantet (djem) (5) Ndarja me maturantet (djem) (6) Ndarja me maturantet (djem) (7) Ndarja me maturantet (djem) (8) Ndarja me maturantet (djem) (9) Ndarja me maturantet (djem) (10) Ndarja me maturantet (djem) (11) Ndarja me maturantet (djem) (12)