Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës së Gjuhës Angleze

Më 2 Shkurt 2015, në Medresenë e Beratit u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e Olimpiadës së Gjuhës Angleze e mbajtur më 24 Janar 2015.
Të pranishëm ishin nxënës, prindër, mësues të gjuhës angleze, drejtues shkollash si dhe stafi i DAR Berat. Në fjalën e tij, drejtori i DAR Berat, z. Selman Hodaj, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe Medresenë e Beratit për bashkëpunimin. Ai inkurajoi mësuesit dhe nxënësit që të jenë pjesë e evenimenteve të tilla. Po ashtu, edhe përfaqësues të tjerë të DAR Berat, shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë të pranishmit.
Drejtori i Medresesë së Beratit, z. Habib Kahraman, në fjalën e tij tha se gjuha angleze është një nga shtyllat më të forta të shkollës sonë. Ai shtoi se kjo ishte arsyeja kryesore e organizimit të këtij konkursi.
Pas ndarjes së çmimeve dhe certifikatave, të gjithë të ftuarit morën pjesë në një drekë.
Fituesit ishin si më poshtë:
1. Sadjona Mahmutaj
2. Jeorjios Gjozi
3. Migena Baci
4. Nertila Syri
5. Emmi Basha
6. Gabriela Qypi
Medreseja e Beratit falenderon të gjithë mësuesit, nxënësit dhe drejtuesit që u bënë pjesë e këtij evenimenti.

Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (1) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (2) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (3) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (4) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (5) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (6) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (7) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (8) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (9) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (10) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (11) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (12) Ceremonia e Ndarjes se cmimeve te Olimpiades se Gjuhes Angleze (13)