Çertifikatë Vlerësimi dhe Çertifikatë Mirënjohje

Në kuadër të festave të 7-8 Marsit, DAR Berat në koordinim me Këshillin e Qarkut Berat dhe Bashkinë Berat organizuan programin “Buqetë Lulesh”. Përveç anës artistike, në këtë program u vlerësuan jo vetëm mësuesit aktiv dhe që aktualisht kanë kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimit arsimor, por edhe mësues që tani janë në pension por që kontributi i tyre nuk mund të mohohet.
Kështu, DAR Berat vlerësoi me çertifikatë mirënjohje drejtorin e Medresesë së Beratit z. Habib Kahraman me motivin “Për kontribut të veçantë në rritjen e cilësisë së shërbimit arsimor. Ndërsa Këshilli i Qarkut Berat vlerësoi me çertifikatë Vlerësimi mësuesin e gjuhës angleze të Medresesë së Beratit me motivin “Për rezultate të larta në procesin mësimor-edukativ”.
Medreseja e Beratit shprehë falënderimin dhe mirënjohjen e saj për ideatorët dhe organizatorët e këtij programi.

Certifikate Vleresimi  (2)  Certifikate Vleresimi  (4) Certifikate Vleresimi  (5) Certifikate Vleresimi  (6) Certifikate Vleresimi  (7)