Çfarë është I SWEEP?

Olimpiada ndërkombëtare e zhvillimit të ideve të reja inxhinierie, energjetike dhe mjedisore, ndryshe I SWEEP. Në këtë konkurs marrin pjesë shkolla të ndryshme nga e gjithë bota të cilat dërgojnë projekte të ndryshme. Juria përzgjedh për fazën finale vetëm disa prej tyre. Ka disa vite që Shqipëria përfaqësohet denjësisht në këtë olimpiadë shkencore, duke arritur deri çmimin e tretë dhe të katërt, por është hera e parë që një vend i vogël si Shqipëria merr çmimin e parë.