Cmimet e Olimpiadës së Kur’anit
Në Medresenë e Tiranës u dhanë çmimet për nxënësit fitues në olimpiadën e Kuranit të zhvilluar ditë më parë. Në këtë konkurs morën pjesë të gjitha medresetë e Shqipërisë dhe olimpiada u zhvillua për 3 xhuzet e fundit. Kjo olimpiadë u organizua nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Nxënësit fitues për xhuzin e 30-të ishin të tre nga Medreseja e Tiranës. Në vendin e tretë nxënësi Indrit Duka, në të dytin Taulant Deda dhe në të parin nxënësja Sara Bajrami. Nga 2 xhuze nxënësja Elisa Jakupi mori vendin e dytë. Këta nxënës morën nga një certifikatë nga KMSH si dhe një çmim simbolik.
I urojmë nxënësve tanë suksese të mëtejshme.