Çmimet, konkursi “Një botë pa shpërdorim”

Projekti i konkursit “Një botë pa shpërdorim” u finalizua sot me ndarjen e çmimeve në programin festiv e organizuar pranë Medresesë së Tiranës. Në këtë program ishin të pranishëm drejtoresha DAR Qarku Tiranë znj. Eglantina Metani, drejtor mësues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare. Qëllimi i këtij konkursi ishte ndërgjegjësimi i nxënësve dhe shoqërisë për dëmin në nivel personal, familjar, kombëtar dhe ndërkombëtar që sjell shpërdorimi i të mirave materiale dhe jomateriale, nxjerrja në pah dhe vlerësimi si duhet i këtyre të mirave në nivel personal po ashtu dhe më gjerë. Në këtë konkurs morën pjesë 60 nxënës nga 26 shkolla, të cilët shprehën më së mire punët e tyre në 3 kategori (poster, prezantim në Power Point dhe film me metrazh të shkurtër). Për secilën kategori u zgjodhën 3 punimet më të mira. Në fund të programit znj. Eglantina Metani falenderoi drejtorin e Medresesë së Tiranës z. Ömer Çalış për organizimin dhe vlerësoi bashkëpunimin midis dy palëve.

Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (1) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (4) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (6) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (7) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (8) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (11) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (14) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (16) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (17) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (19) Cmimet konkursi Nje bote pa shperdorim (20)