Dergesa Profetike Dhe Feja

Të gjithë e dimë se krijesat e krijuara nga Allahu janë të shumëllojshme e të shumta sa nuk mund të numërohen. Hëna, dielli, yjet, planetet, uji, dheu, ajri, bimët, kafshët dhe njerëzit janë, që të gjitha, qenie të krijuara nga Allahu.

Allahu e ka krijuar njeriun si qenien më të çmuar dhe më të lartë mes të gjitha qenieve të tjera. Njeriut i ka dhënë mendjen e cila nuk ndodhet te qeniet e tjera. Veçse mendja nuk është e së njëjtës masë te të gjithë njerëzit. Mençuria dhe zgjuarësia te disa njerëz është më e shumtë se te të tjerët.

Ja, pra, profetët janë personat më të mençur e më të mirë, të zgjedhur nga Allahu mes njerëzve.

Pra, ashtu siç është njeriu më i larti mes qenieve, edhe profetët janë më të lartët mes njerëzve. E veçanta dhe epërsia e profetëve ndaj njerëzve të tjerë është se ata janë të dërguarit, përfaqësuesit e Allahut!

Profetët janë ngarkuar me detyrën për t’u kumtuar njerëz-ve urdhrat dhe ndalimet e Allahut. Ata ua bëjnë të ditur njerëzve urdhrat e marra nga Allahu pa u bërë asnjë ndryshim. Ata u tregojnë njerëzve rrugën e drejtë dhe bëhen përta shembull dhe udhërrëfyes. Detyra profetike nuk fitohet me punë dhe përpjekje. Profetët i zgjedh vetë Allahu mes njerëzve!

Kur njerëzit e kanë humbur rrugën e drejtë dhe kanë rënë në mbrapshti, Allahu u ka dërguar një profet që t’u tregojë rrugën e drejtë. Hz. Ademi (a.s.) është njeriu i parë dhe profeti i pa-rë. Kurse profeti i fundit është Hz. Muhammedi (a.s.). Ndërmjet këtyre dy profetëve janë dërguar shumë profetë të tjerë.

Muslimanët u besojnë të gjithë profetëve dhe tregojnë respekt për ta. Pas Hz. Muhammedit nuk ka për të ardhur më profet, sepse rruga e drejtë e treguar prej tij është një rrugë që njihet nga çdo njeri e që mësohet e ndiqet lehtë.

Profetët janë të dërguar të besueshëm. Ata nuk gënjejnë, ata janë bartës të drejtësisë, pra, sillen me drejtësi dhe i japin secilit plotësisht të drejtën që i takon. Ata e ruajnë çdo lloj ama neti që u besohet. Profetët nuk bëjnë gjynah, mëkat. Ata janë shumë të mençur e të zgjuar. Profetët e ndajnë lehtë të mirën nga e keqja. Ata janë shumë të mëshirshëm e të dhemshur.

Ndërkaq, me që edhe ata janë njerëz si ne, hanë, pinë, flenë, shëtisin. Edhe ata, sikurse ne, lindin, rriten dhe vdesin.

Me anë të profetëve të dërguar, Allahu i Lartë u ka bërë të ditur njerëzve disa masa të cilave duhet t’u përmbahen. Tërësisë së tyre, në kuptim të përgjithshëm, u thuhet fe. Synimi the-melor i fesë është t’u sigurojë njerëzve lumturinë në këtë bote dhe në jetën tjetër.

Feja nis me Hz. Ademin, njeriun dhe profetin e pare. Allahu i ka dërguar profet çdo shoqërie. Feja jonë është Islami, feja më e përsosur dhe më e fundit e feve. Me që profeti i kësaj feje, Hz. Muhammedi (a.s.), është profeti i fundit, do të thotë se pas Islamit nuk do të dërgohet më fe tjetër!

Në Kur’an, Allahu i lartë urdhëron kështu:

“…Sot plotësova fenë dhe dhuntinë time për ju dhe zgjodha Islamin si fe për ju!” (Kur’ani, el-Maide: 3)

Edhe në një ajet tjetër, Zoti ynë urdhëron:

“Te Allahu, feja e pëlqyer është Islami…” (Kur’ani, ei-Ai-i Imran: 19)

Sot në botë ka fe të ndryshme. Edhe gjatë historisë ka patur fe të ndryshme. Nuk mund të mendohet një shoqëri pa fe. Feja është tërësia e rregullave dhe porosive hyjnore që e harmonizon jetën e njeriut dhe i siguron atij lumturinë e kësaj bote e të jetës tjetër.

Feja jonë është feja më e përshtatshme për mendjen, logjikën dhe krijimin e njeriut. Allahu e ka zgjedhur Islamin si fenë më të përsosur!