“Dhe ti mund të bësh diçka” vazhdon rrugetimin …
Ndihmo që bota dhe brendësia jotë të mbushen plot shpresë.
Nisur nga kjo ide, si edhe bindja se ndryshimi fillon nga vetja në radhë të parë, nxënësit e klubit “Dhe ti mund të bësh diçka” në Medresenë e Elbasanit kanë filluar sëfundmi një nismë për t’i ardhur çdo javë në ndihmë çdo një familjeje në nevojë.
Gjatë kësaj fundjave ata vizituan një familje në lagjen “ Aqif Pasha ”në Elbasan ku ndanë disa moment të ngrohta me ta duke i ndihmuar edhe me disa dhurata modeste.
Motoja e nxënësve është: Ndihmo që bota dhe brendësia jotë të mbushen plot shpresë.