Dhuna e bashkëmoshatarëve

Në shkollat e mesme mund të vëmë re grupime mes nxënësve, diskutime në mes vajzave dhe djemve dhe forma të ndryshme të marrëdhënieve mes tyre.

Nxënësit e ekspozuar ndaj presionit dhe trysnisë së bashkëmoshatarëve shfaqin shenja psikomatike, depresioni dhe mbyllen në vetvete.

Një pjesë e nxënësve dhunohen me fjalë, disa të tjerë dhunohen fizikisht e të tjerë emocionalisht. Specialistët mendojnë se dhuna dhe presioni i ushtruar ndaj tyre përbën një traumë të vërtetë e cila nuk mbaron me përfundimin e shkollës së mesme por vazhdon gjatë gjithë jetës duke shfaqur efektet e veta negative. Kjo duhet të vërehet dhe kapet në kohë nga familjet.

Studimet e tjera tregojnë për një lidhje të drejtpërdrejtë të depresionit me dhunën e ushtruar nga bashkëmoshatarët.

Problemet psikologjike të lindura nga ky fenomen duhet të ndiqen rregullisht dhe vazhdimisht nën bashkëpunimin e mësuesve, psikologëve të shkollës dhe mjekut. Mosreagimi në mënyrën e duhur sa herë që përballemi me dhunën do të thotë të mbështesësh riskun e përsëritjes së saj. Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt në ambientin shkollor dhe duhet të dinë se autoritetet e shkollës do t’i mbështesin dhe nuk do të tolerojnë asnjë lloj dhune të ushtruar ndaj nxënësve. Nxënësve u duhen mësuar metodat e zgjidhjes së problemeve dhe përballimit të stresit duke rritur mbështetjen sociale.

/Aisa Kokiçi/ Drita Islame/Fondacioni Sema/