Dita e parë e shkollës në Medresenë e Beratit

Në Medresenë e Beratit u zhvillua ceremonia e hapjes së vitit të ri shkollor 2015-2016. Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë Berat z. Petrit Sinaj, Kryetari i Prefekturës Berat z. Clirim Brisku, përfaqësues të DAR Berat, prindër, nxënës e të ftuar.
Në fjalën e tij, drejtori i Medresesë “Vexhi Buharaja” z. Ilyas Karagoz shprehu urimet më të sinqerta për vitin e ri shkollor dhe garantoi se Medreseja e Beratit do të vazhdojë të jetë e fokusuar në cilësi dhe disiplinë.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Berat z. Petrit Sinaj uroi mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle për vitin e ri dhe u shpreh se Medreseja e Beratit luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e qytetarëve të denjë për shoqërinë.
Të ftuarit, prindërit dhe nxënësit morrën pjesë në një koktejl të organizuar nga shkolla.
Medreseja e Beratit uron gjithë mësuesit dhe nxësësit, vecanërisht ata që ulen për herë të parë në banka por edhe ata që japin për herë të parë mësim, një vit të mbarë dhe të hareshëm!

Dita e pare e shkolles ne Medresene e Beratit (1) Dita e pare e shkolles ne Medresene e Beratit (2) Dita e pare e shkolles ne Medresene e Beratit (3) Dita e pare e shkolles ne Medresene e Beratit (4) Dita e pare e shkolles ne Medresene e Beratit (5) Dita e pare e shkolles ne Medresene e Beratit (6) Dita e pare e shkolles ne Medresene e Beratit (7) Dita e pare e shkolles ne Medresene e Beratit (8)