Dita e Verës ne qytetin e Elbasanit
Elbasani sot festoi me madhështi ditën e verës. Ne qendër te kësaj feste ishte panairi “dita e verës 2014“.
Ne këtë panair u përfaqësua me një stende te veçante dhe shkolla e mesme Medrese “Liria“ Elbasan.
Drejtori i shkollës Yakup Şahin bashke me një pjese te stafit te tij priti vizitore te shumte nga ku mori urimet me te mira dhe konsideratat me te larta për punën e kësaj shkolle, sidomos për digjitalizimin e procesit mësimor – edukativ.
Veç mijra vizitoreve këtë stende e vizituan dhe personalitete te shquara te shtetit dhe shoqërisë shqiptare.
E vizitoi stendën tone kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama me bashkëshorten tij zonjën Linda Basha, te shoqëruar nga prefekti zoti Arben Kamami, kryetari i bashkisë zoti Qazim Sejdini, drejtorja e Dar e Elbasan zonja Jonida Cungu e personalitete te tjera te larta.
E vizitoi po ashtu këtë stende kryetari i kuvendit popullor zoti Ilir Meta i shoqëruar nga ministri Edmond Haxhinasto e te tjere.
Ishte i pranishëm ne këtë vizite dhe zoti Lulzim Basha i shoqëruar nga kryetari qarkut zoti Eugen Isaj e te tjere.
Ne këto vizita ata u priten dhe u informuan për punën e shkollës nga drejtori i saj zoti Yakup Şahin.