Drejtori i DAR Berat në Medresenë e Beratit 22.01.2014
Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Berat z. Selman Hodaj zhvilloi një vizitë në Medresenë e Beratit. Ai u prit nga drejtori i shkollës z. Tolga Kazan dhe stafi pedagogjik i shkollës. Drejtori i Medresesë e njohu drejtorin e DAR Berat me ambientet e shkollës, si dhe me projektet e përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle. Z. Selman Hodaj shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë në mbështëtje të arsimit dhe bashkëpunimit jo vetëm me Medresenë e Beratit, por edhe me institucione të tjera të Fondacionit Sema.