Dy medalje në olimpiadë ndërkombëtare në SHBA

Nxënësit e Medresesë së Tiranës, Edison Torba, Reinald Mehmeti, Suat Sencer Ilhan dhe Ramazan Nela, të shoqëruar nga mësuesi Mevlan Domi morën një medalje argjendi dhe një bronzi në olimpiadën “Genius” me projektet e tyre ‘short movie’ në SHBA. Në olimpiadën ndërkombëtare morën pjesë 1285 finalistë, me 2220 projekte, nga 72 vende të botës. Nxënësit e Medresesë kthehen nga olimpiada me 2 medalje për dy projektet e tyre.

Suksese të mëtejshme nxënësve tanë.