Ekskursion në Gjirin E Lalzit

Ditën e premte, më 12.10.2012, klasa e 11A së bashku me mësuesin tonë kujdestar Jusuf Arsllan shkuam për piknik në gjirin e Lalzit. Megjithëse kushtet klimaterike të motit nuk ishin të favorshme, kjo gjë nuk na pengoi.

U nisëm rreth ores 11:00. Ishte hera e parë që shkonim në këtë vend dhe të gjthë ishim të emocionuar. Dëshironim që ky piknik të ishte më i bukuri i zhvilluar nga ne. Sapo mbërritëm, dolëm shëtitje në bregdet. Deti ishte i mbrekullueshëm  me dallgë te ulta dhe mbizotëronte një erë e lehtë, me freski që na përkëdhelte lehtë.

Pas shëtitjes,bëmë gara me njeri-tjetrin, luajtëm volejboll, ndërsa disa shokë të tjerë përgatitën ushqimin në zgarë. Ushqimi ishte shumë i shijshëm. Ishte pak e mundimshme përgatitja, por shumë e bukur se dhe ne e kishim për herë të parë. Mësuam diçka të re. Pas ngrënies, të ndarë në dy skuadra filluam të luanim futboll. Luajtëm gjatë dhe u argëtuam shumë, por çfarë ishte më e bukura: filloi nje shi i rrembyeshem…

Ky ia shtoi edhe me shumë bukurinë piknikut tonë.

Të gjithë si klasë, pranë bregdetit, bëmë disa fotografi. Ja kaluam bukur, ishim të gjithë si  një trup i vetëm. Kjo ditë që do të ngelet gjatë në memorjen tonë.