Ekuilibri perfekt

Me çfar cilësish, bota ku ne jetpjmë mirëpret jetën dhe gjallesat? Cilat janë arsyet që planeti jonë u zgjodh nga shumë të tjerë si më I përshtatshëm dhe u fol në Kur’anin Famëlartë për të e për universin?

Për nxjerrjen në dritë të gjurmëve të para të jetës po bëhen kërkime në sistemin diellor. Kërkimet e bëra në degët si: Astronomia, Astrofizika, Astrobiologjia dhe Kozmokimia trgojnë që universi u krijua në mënyrë të tillë që të fillonte jeta në të që në momentin e ndërtimit të tij, tregojnë që baza e jetës që janë biomolekulat janë krijuar me elementë origjinalë, tregojnë që në asnjë planet tjetër nuk gjendet aq element jete sa kërkohet, tregojnë që gjithçka është krijuar njëra pas tjetrës dhe sipas urdhërave të caktuar. Për shembull: në yjet e tjerë të sistemit diellor mënyra dhe sasia perfekte e heliumit dhe hidrogjenit që duhet përdorur për reaksion, prodhimi I pavarur I aminoacideve nëpër yje, krijimi I hidrosferës dhe atmosferës dhe ndarja e tyre në tokë etj. Shkurt kjo tregon që vendi ku ne jetojmë është një mik I jetës dhe e mbështet atë. Parametrat perfektë të ligjeve të fizikës që e bëjnë botën të jetë një mikpritëse e jetës.

 Ekuilibri fizik

Univers përbëhet nga 74% energji e zezë, 22% lëndë e zezë e ftohtë, 4 lëndë barionike dhe 0,5 % neutrino. Në fillimet e universit (përafërsisht 14 miliard vite më parë) kishte 24% helium dhe kjo sasi është ruajtur e qëndrueshme dhe e paprekur e pacënur deri më sot, madje edhe bashkimi I yjeve, një reaksion ky gjat së cilit çlirohet një sasi e paimagjinueshme heliumi, nuk arrin të ndikojë në sasinë e përgjithshme të tij; sasia e atomeve dhe njësive nën atomin mbahet gjithashtu e pandryshueshme në mënyrë që të jetë e përshtatshme për jetesë. Edhe sikur të jenë hedhur hipoteza që këto sasi dhe ekuilibra që sapo thmë, sipas kërkimeve studimore të deri tanishme mbeten të pavlera. Shtresa përreth protonit është 1836 herë më e madhe se ajo e elektronit. Por çuditërisht kanë vlerë ngarkese të njëjtë. Nëse shtresa mbështjellëse e neutronit do të ishte 2% më e madhe sesa është normalisht, neutronet do të çrregulloheshin në një kohë të shkurtër.

 Në qoftë se në krijimin e yjeve do të përdorej 0.5% forcë elektromanjetike në asnjë nga këto yje nuk do kishte mundësi të formohej karboni dhe oksigjeni. Edhe forca e gravitetit është një tjetër shembull për pandryshim që nga krijimi.

 Çfar vërtetojnë ekuilibrat fizik?

 Ndër shkaqet e krijimit të universit kanë një vend të rëndësishëm edhe ngjarjet dhe ekuilibrat që ndodhën dhe u vunë pas Shpërthimit të Madh. Sipas një prej fizikantëve më të mëdhenj Xhorxh Ellis, të gjitha këto ngjarje mund të kenë vetëm një rrjedhë logjike, atë të ndodhjes dhe ekuilibrimit të tyre sipas një plani të caktuar për një detyrë të caktuar.

 

Fondacioni Sema

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *