Festa e 7-8 marsit
Me rastin e 7-8 marsit Medreseja e Elbasanit “ Liria ” organizoi një program artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës. Në të nuk munguan recitimet, këngët, reportazhet, intervistat si dhe videoklipet e shkurtra që lidheshin me figurën e mësuesit dhe të prindërve. Për të ndarë sadopak këto ndjenja dashurie dhe mirësie në këtë program festiv ishin të pranishëm prindër, mësues etj.