Zhvillohet ceremonia e maturës në Medresenë “H.Ali Korça”, Kavajë

Ditën e djeshme, më 22 maj, maturantët e Medresesë së Kavajës “H. Ali Korça” zhvilluan programin e fundit si nxënës të kësaj shkolle.
Ata performuan me poezi, ilahi, pjesë humoristike si dhe sollën copëza kujtimesh nga vitet e kaluara në medrese.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i shkollës, z. Mustafa Hatipoglu, falenderoi të gjithë nxënësit dhe iu uroi atyre suksese të mëtejshme. “Rinia është e ardhmja e kombit. Ju gjatë këtyre viteve perveç arsimimit keni marrë edhe moralin me të përsosur”, tha ndër të tjera drejtori i shkollës.
Gjithashtu edhe mësuesit e shkollës dhanë përshtypjet e tyre për maturantët. Mes urimeve ata njëzëri u shprehën falenderues që ishin bashkë për këto tri vite.
Më pas u organizua takimi i lamtumirës, ku të gjithë nxënësit takuan njëri-tjetrin mes emocioneve dhe urimeve të ndërsjellta.

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC