Festat e Nëntorit

28-29 nëntor, ditë këto të rëndësishme të Kombit Shqipëtar. Ditë në të cilat të parët tanë bënë të mundur lirinë dhe pavarësinë e Shqiptarisë. Edhe ne si çdo shqiptar tjetër me dëshirën e madhe dhe vullnetin e pa munguar organizuam së bashku një program festiv me rastin e festës së Pavarësisë dhe Çlirimit. Pa diskutim fillimi i takonte himnit tonë të dashur,interpretuar bukur nga kori i shkollës. Më pas mësuesi i historisë   Sulejman Dakolli na risolli në memorjen tonë ngjarjet e rëndësishme të dy datave historike. Rradha ishte e korit që sërisht interpretuan disa këngë solo dhe në grup të cilat entuziasmuan të pranishmit jo vetëm me zërin e tyre të mrekullueshëm por edhe me përmbajtjen e teksteve. Në fund trupa e aktorëve të shkollës mjeshtërisht na risollën në kujtesën tonë momentin e firmosjes së shpalljes së pavarësisë nga ana e Ismail Qemalit dhe burrave të cilët luftuan për Shqipërinë e pavarur dhe sovrane. Përshëndetja përmbyllëse u shoqërua nga këndimi nga gjithë të pranishmit e këngës me motive patriotike “Xhamadani vija-vija” për të treguar që atdhedashuria vlon në vetët tona.

SONY DSC SONY DSC  SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC