Feste e madhe ne Medresene e Tiranes

7 Marsi, çdo here troket dhe zgjon ne zemrat tona urimet, mirenjohjen, dashurine dhe respektin me te madh per nje figure aq te ndritur, per mesuesin, si simbol te diturise, dijes dhe progresit.

Por 7 marsi i ketij viti solli nje feste te vertete ne Medresene e Tiranes. Nxenesit e kesaj shkolle e kthyen diten e pare te javes, 05 marsin ne nje feste te vertete…

Kenget dhe recitimet e nxenesve ushtuan si asnjehere me pare. Ata i kendonin mesuesit, kesaj figure mjaft te dashur, me shume sinqeritet e ngrohtesi, ata ia uronin festen mesuesit, siç vetem ata, nxenesit, dine…

 Refreni i kesaj feste ishin vargjet:

Drite na dhate e dituri

O mesuesit tane perhere,

Ngjani por si vetetima

Ne çdo mars, ne çdo pranvere…

Urimet me te ngrohta u drejtuan edhe per dy drejtuesit e talentuar te kesaj shkolle, Prof. Hiqmet Patozin dhe Prof. Kasim Ilhan, te cilet kane ditur te mbeshteten mjaft mire ne arritjet e kesaj shkolle, por kane ditur dhe dine ti t’i çojne ato me perpara, t’i ngrene ato me lart.

 Bukurine dhe entuziazmin kesaj dite ia shtoi edhe pjesemarrja e 30 drejtuesve te shkollave 9- vjeçare te Tiranes, pjesemarrja e Drejtorit te Arsimit te Qarkut te Tiranes, Z. Bilbil Hoxha, te Drejtorit te Arsimit Parauniversitar, Z. Fatmir Vejsiu, te cilet me fjalet e tyre vleresuan shume Medresene e Tiranes per arritjet e saj.

Permes urimeve shume te ngrohta dhe shume te perzemerta per 7 Marsin, nga ky aktivitet iu percoll nje urim i veçante edhe Fondacionit “SEMA”, i cili mundeson gjithe veprimtarine e kesaj shkolle.

Tirane, ne 05.03.2012 Pregatiti: Esat Binguri