Festimi I 7 Marsit 2013 ne Medresene e Tiranes

Megjithese data shenonte 04 mars, nxenesit e Medresese se Tiranes festuan me shume gezim dhe krenari Festen e Dijes, Festen e Diturise, Festen e 7 Marsit.

Ne gjithe programin artistiko-festiv ndihej dashuria dhe respekti per mesuesit e tyre  te dashur dhe te papertuar, ndihej kuptimi dhe vleresimi qe ato I jepnin procesit te te mesuarit, si rruga e vetme qe te ndricon mendjen dhe te zgjeron diturite.

Ne program ishin te ftuar dhe moren pjese perfaqesues nga Ministria e arsimit, drejtues nga shume shkolle te qytetit dhe te qarkut te Tiranes.

Ne kete aktivitet u shperndane tre cmime per meseusit me te mire qe kishin marre pjese ne nje konkurs te organizuar nga Drejtoria e Medresese per forma efektive te mesimdhenies.