Festivali i Matematikës dhe Panairi Shkencor Në Medresenë e Tiranës
Medreseja e Tiranës organizoi Festivalin e Matematikës dhe Panairin Shkencor 2016.
Nxënësit e medresesë përgatitën një aktivitet në sallën e konferencave me lojra argëtuese dhe prezantime informuese në lëndën e matematikës.
Gjithashtu nxënësit përgatitën projekte dhe eksperimente në lëndët e tjera shkencore si Fizikë, Kimi, Biologji, dhe Informatikë.
Në tre ditët e para ky program u vizitua nga 500 nxënës të shkollave 9-vjecare të Qarkut të Tiranës.
Aktiviteti do të vazhdojë edhe javën e ardhshme ku vizitorët do të jenë nxënësit e qytetit të Tiranës.
Falenderojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen dhe iu urojmë suksese!