FESTIVALI KULTUROR BOTËROR
Përfundon pas 17 ditësh festivali i 11 ndërkombëtar i Olimpjadës së Turqishtes me slloganin drejt ‘’ Paqes Botërore ‘’.
Pjesmarrja e 2000 nxënësve nga 140 shtete të botës e ktheu këtë eveniment në një festival të vërtetë.
Ceremonia madhështore e mbylljes së aktivitetit që zgjati 17 ditë u organizua në stadiumin Olimpik të Stambollit.
Nxënësit që përfaqësuan Insitutin Arsimor të Fondacionit ‘’ Sema ‘’ u nderuan me medalje të ndryshme.
1- XHONI JESKU medalje bronzi në kategorinë e Këngës
2- HAFSA DESTANI medalje argjendi në kategorinë e Poezisë
3- TENZILAJ MYDYT medalje bronzi në kategorinë e Letërsisë ( Lexim )
4- SAIDA GJOSI medalje bronzi në kategorinë e Letërsisë ( Shkrim )